Protesta thyen rekord në pjesëmarrje. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ‘lumë’ qytetarësh në rrugët e Tiranës pas rreth 5 orë marshim
10 Qershor 2026, 22:40 / POLITIKË

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet.
Më thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon protestë-marshimi në të gjithë kryeqytetin.
Pjesëmarrja është historike ka tejkaluar çdo pritshmëri.
Protesta në Tiranë nisi në sheshin “Skënderbej”, vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim. Ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128