EMRI/ Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i policisë, 4 punonjësit e IMT-së ende në kërkim

10 Qershor 2026, 23:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i

Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i policisë Irakli Koçiaj, 4 punonjësit e IMT bashkia Sarandë ende në kërkim.

Oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil.

Deri tani janë arrestuar 8 ish - efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë. Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”.

4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim

Po ndodh...