EMRAT/ Grabitën bizhuteri me vlerë 150 mijë euro, dy të arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë

20 Prill 2023, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Grabitën bizhuteri me vlerë 150 mijë euro, dy të

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë dhe një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen e sendeve me vlerë.

Të arrestuarit janë Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra dhe në kërkim është shpallur Luan Hoxha.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në fomën e grupit, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve (bizhuteri floriri) me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 4”, vepruan si grup, për të vjedhur sende me vlerë (bizhuteri floriri), në një banesë, kapen dhe vihen në pranga shtetasit Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra dhe shpallet në kërkim shtetasi Luan Hoxha.

Operacioni, rezultat i një hetimi intensiv proaktiv, disajavor, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

 

Po ndodh...