
“Vrasja e Nikulajt ka prapavijë politikë”, ja si i përgjigjet Manja akuzave të opozitës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur sot akuzave të deputetit demokrat, Edi Paloka të bëra një ditë më parë mbi vrasjen në Shëngjin.
Ky i fundit bëri thirrje që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autorët të shkojnë para drejtësisë.
"E para, dua të shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimës dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë, në zbardhjen e shkaqeve dhe zbulimin e autorit të ngjarjes. Lidhur me akuzat, kam neveri dhe përcmim. Janë të njëjtët njerëz që vëlla vrasjen, nxitjen e përcarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime politike e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre këtu e 30 vjet. Ftoj organet ligjzbatuese të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë para drejtësië"- tha Manja.
Ditën e djeshme, mbeti i vrarë me armë zjarri biznesmeni Ardian Nikulaj. Ngjarja ndodhi në qendër të Shëngjinit, në lokalin e viktimës.
Nikulaj ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PSD në 2021 dhe kandidat për këshill bashkiak në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lidhur me këtë fakt nuk kanë munguar as akuzat nga opozita se vrasja ka prapavijë politike.
Çfarë deklaroi dje Paloka?
"Kam përshtypjen, pa pasur më tepër të dhëna, se do të ketë background politik, për fat të keq. Nuk mund të flas më tepër, se nuk kam informacion, por fakti është që Ardian Nikulaj këtë herë ka qenë i angazhuar, me sa di unë, në mbështetje të kandidatit të Partisë Demokratike, të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më tepër, pasi dua të kem informacion" tha Paloka.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128