Emrat/ Identifikohen personat në aksidentin Elbasan-Librazhd, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, mbrëmjen e kësaj të diele në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunjë.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, e si pasojë ka humbur jetën pasagjeri në mjet Dorian Belba 18-vjeç, dhe janë plagosur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli 21-vjeç, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

