EMRAT/ Kthyen banesën në bazë droge, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar me tetë vite burg në Angli, pasi u kapën disa muaj më parë me 181 doza kokaine me vlerë deri në mbi 7 mijë paund. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Irgert Shehu u ndalua nga oficerët në muajin gusht, në momentin kur i ranë dhjetë doza kokaine. Ndërsa makina që ai drejtonte u gjet se kishte tre qese të mbyllura me kokainë, brenda një pakete cigareje.
Shehu ishte parë duke ecur nga një pronë në Abbey Street, e cila gjithashtu u kontrollua. Brenda saj u gjet edhe shqiptari tjetër, Arnis Rizahi, i ulur në një divan në dhomën e ndenjes, me 27 doza kokainë përpara, së bashku me një komplet peshoresh. Kur u kontrolluan sirtarët e tavolinës, u zbuluan të tjera qese me 40 doza të ndara me peshë të barabartë. Gjithashtu 4765 paund cash. Rizahi, 25 vjeç, nga Abbey Street, u dënua me 45 muaj burg për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen. Rizahi u gjobit me 228 paund.
Kurse Shehu, 24 vjeç, nga Kelling Gardens në Croydon, u dënua po me 45 muaj burg për posedim të kokainës dhe me konfiskimin e valutës së gjetur. Dënimi ndaj tyre u dha më 7 nëntor dhe u publikua dy ditë më parë në median lokale “Warwickshireworld”, që gjithashtu publikoi edhe fotot e të rinjve. Prokurori gjatë procesit tha se një prej të rinjve tentoi edhe të zhdukte sasinë e drogës, por nuk ia doli dot, teksa theksoi se dënimet për shqiptarët janë të merituara.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


