EMRAT/ Vodhën portofolat dhe celularin e tre qytetarëve, arrestohen 2 fierakët me precedentë!

27 Prill 2026, 15:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRAT/ Vodhën portofolat dhe celularin e tre qytetarëve, arrestohen 2

Iu vodhën portofolat dhe celularin, 3 shtetasve, arrestohen në flagrancë 2 persona të dyshuar, me precedent penal në fushën e plaçkitjeve.

Policia e Sarandës ka finalizuar sot (27 prill) operacionin e koduar “Pick pocket”, duke zbardhur tre rastet e vjedhjeve.

Të arrestuarit janë Artur Plaku dhe Erjon Sulohoxhaj, të dy banues në Fier.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick pocket”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:     

-A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier. 

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se më datë 25.04.2026, i kanë vjedhur celularin, shtetasit S. P., banues në Sarandë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se këta shtetas iu kanë vjedhur portofolat ku mbanin shuma parash, 2 shtetasve, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë.  

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”.

Po ndodh...