Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza kokaine të bëra gati për tu tregtuar

1 Qershor 2025, 10:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, Leonard Limani, i ciili u kap në flagrancë pasi iu gjetën në banesë dhjetëra doza kokaine të përgatitura për tu tregtuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një vend të përshtatur për të fshehur lëndën narkotike, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra porcione, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...