EMRI/ I arrestuar në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e Sarandës shpall në kërkim zhytësin profesionist

5 Tetor 2024, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I arrestuar në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e

Gjykata e Sarandës ka marrë vendim ditën e djeshme për të deklaruar të ikur 47-vjeçarin Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një 29-vjeçareje angleze gjatë zhytjes me ekspeditën e tij.

Saimir Kushova, prind i tre fëmijëve, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit. Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës, 29-vjecarja britanike Rebecca Gannon. Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “garancia pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”. Por disa kohë më pas, 47-vjeçari filloi mos ta zbatonte masën e sigurisë çka detyroi Prokuroren Alba Dhima të kërkonte konfiskimin e shumës 1.5 milionë lekë të reja dhe kalimin e saj në favor të shtetit ndërsa ditën e djeshme gjyqtari Fatmir Ndreu e deklaroi të ikur Saimir Kushovën në një seancë të posaçme.

Saimir Kushova rezulton i dënuar me 15 vjet heqje lirie në Norvegji nën akuzën e trafikut të drogës. Ai u arrestua në 13 prill 2023 në Husnes të Norvegjisë së bashkë me 5 polumbarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve një femër. Ata ishin rekrutuar për të nxjerrë katër çanta nga anija “Nordloire” e cila vinte nga Brazili. Në çanta ndodheshin plot 150 kg kokainë të cilat u sekuestruan nga policia. Policia norvegjeze e kishte filmuar grupin e shqiptarëve gjatë lëvizjes së tyre në zonë dhe ndërhyri sapo u nxor kokaina. Pas arrestimit të të dyshuarve, policia gjeti gjithsej 8 telefona të shpërndarë mes gjashtë personave. Të dyshuarit i përdorën këto për komunikim të koduar në aplikacionet “Signal” dhe “Session”.

EMRI/ I arrestuar në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e

EMRI/ I arrestuar në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e

 

Po ndodh...

ide