EMRI/ I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan
I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
41-vjeçari u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, "Heqja e paligjshme e lirisë", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", mbetur në tentativë, "Kanosja për të mos kallëzuar", "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
