EMRI/ Kapet personi që qëlloi me pistoletë pas sherrit në Shkodër

Ka zgjatur vetëm pak arratia e personi që qëlloi me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në Shkodër, pasi është arrestuar nga Policia. Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Mond Çekiçi.
Autoritetet policore raportuan se Çekiçi qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër pas sherrit me shtetasin R. M. dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sherri mes tyre dyshohet se kishte ndodhur për motive të dobëta, teksa nga të shtënat me arë zjarri nuk pati të plagosur. Ngjarja ndodhir rreth orës 16:00, në lagjen “Skënderbeg”.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Mond Çekini.
Shtetasi Mond Çekiçi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

