Emri/ Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës

Itali/ Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.
Mësohet se 52-vjeçari humbi jetën pasi u shtypu nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.
Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.
Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar: si zona e kantierit, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.
Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



