EMRI/ Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

11 Maj 2026, 11:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë dhe

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së dielës përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit.

40 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas burimeve, Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide