Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia? Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” për tenderat publikë

Në një takim me negociatorët për Kapitullin 5 të anëtarësimit në BE, që mbulon prokurimet publike, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të dhëna që tregojnë se Shqipëria performon më mirë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian në disa tregues kyç të konkurrencës. Kjo, sipas tij, e pozicionon vendin në një fazë të avancuar në këtë fushë thelbësore për integrimin.
Duke iu referuar një raporti të Gjykatës Europiane të Llogarive, Kryeministri vuri në dukje fillimisht problematikat e brendshme të vetë BE-së në këtë sektor. Raporti evidenton një rënie të konkurrencës në kontratat publike, ku mbi 40% e garave në 10 vitet e fundit janë zhvilluar me vetëm një ofertues, një rritje prej 50% në kohëzgjatjen e procedurave dhe nivele të pakënaqshme të pjesëmarrjes së bizneseve të vogla dhe të mesme.
Në këtë kontekst, Shqipëria paraqitet me shifra më pozitive. Sipas të dhënave të prezantuara, kontratat me vetëm një ofertues në Shqipëri përbëjnë 23.5% të totalit, shifër kjo dukshëm më e ulët se mesatarja e BE-së prej 32.3%. Në këtë tregues, Shqipëria pozicionohet më mirë se vende si Suedia (22.9%) dhe Gjermania (22.6%).
Gjithashtu, numri mesatar i ofertuesve për procedurë tenderimi në Shqipëri është 3.7, krahasuar me 3.2 që është mesatarja europiane. Një tjetër tregues pozitiv është se vetëm 12% e prokurimeve të mbyllura kanë patur vetëm një ofertues, kundrejt 14% që është mesatarja në BE.
“Mbi fakte, Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe të pozicionimit në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian,” deklaroi Rama.
Tematikë nga më të rëndësishmet e procesit të anëtarësimit dhe nga më të rëndësishmet për vetë familjen europiane. Për të ndarë me publikun kënaqësinë e vlerësimeve të njëpasnjëshme që janë bërë Shqipërisë së fundmi, bazuar po mbi fakte.
Raporti flet për një nivel konkurence për kontratat publike në rënie gjatë viteve të fundit. Flet për një mungesë ndërgjegjësimi lidhur me faktin që konkurenca është një parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike. Flet për treguesit kyç për matjen e konkurences që mbeten të pakënaqshme në shumicën e shteteve anëtare.
Flet për mbi 40% të garave të bëra me vetëm një ofertues, për një periudhë 10 vjeçare. Flet për një mungesë konkurence që ndikon në çmimet dhe në kostot dhe për një kohëzgjatje mesatare të procedurave të prokurimit të rritur me rreth 50%. Ndërkohë që shkalla e publikimit dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbeten në nivele të pakënaqshme. Këto janë vetëm disa nga konkluzionet e raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësorë që përcakton Bashkimi Europian, konkurrueshmëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë. Nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e Bashkimit Europian, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%.
Dhe nëse në pasqyrën e përgjithshme të shteteve anëtare, ka një grup i madh vendesh që fillojnë nga 57.4% e zbresin deri në 35.8%. Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia 22.9, Gjermania 22.6, Finlanda 20.3, Franca 20 dhe vendi ynë është mbi këto me shumë pak, pra 23.5%. Edhe në numrin e ofertuesve për procedurë, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues për procedurë në mesataren e Bashkimit Europian, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht.
Dhe më tutje, në Shqipërinë e vitit 2025, numri i prokurimeve për punë publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë patur vetëm një ofertues është saktësisht 12%. Ndërkohë që në raportin e Gjykatës Europiane përcaktohet se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është 14%.
Të gjitha këto nuk duan të thonë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa faktin që mbi fakte Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe nga ana tjetër të pozicionimit në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian.
Këtu jam bashkë me drejtuesen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila është edhe njeriu që udhëheq këtë proces prej një sërë vitesh, duke luajtur një rol kyç në këtë transformim, por është edhe negociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Europian për kapitullin pesë, ku përfshihet e gjithë kjo fushë me të gjitha tematikat e veta.
Reida do të bëjë një prezantim më të detajuar duke u nisur nga konkluzionet e nxjerra prej partnerëve tanë, jo thjesht nga konkluzionet e nxjerra prej të dhënave të marra dhe të procesuara prej nesh vetë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
