Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark

21 Dhjetor 2025, 19:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje,

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

 

Po ndodh...

ide