Një ditë para “furtunës”! Deputetët demokratë kalojnë të dielën në rrugët e Tiranës, thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestë

21 Dhjetor 2025, 17:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Një ditë para “furtunës”! Deputetët

Deputetët e Partisë Demokratike shfrytëzuan këtë të diel për të zbritur në terren, duke intensifikuar takimet me qytetarët në disa zona të Tiranës, në prag të protestës së thirrur për ditën e hënë përballë Kryeministrisë.

Përfaqësues të opozitës u angazhuan gjatë gjithë ditës në biseda me banorë dhe biznese, ku theksi u vendos te pakënaqësitë e akumuluara ndër vite, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare dhe kriza politike e ekonomike që, sipas tyre ka prekur çdo shtresë të shoqërisë.

Në Njësinë Administrative nr. 10, deputetja Elda Hoti, së bashku me Klevis Balliun, zhvilloi takime me qytetarë, duke i ftuar ata të bashkohen në protestën e së hënës në orën 18:00. Mesazhi i tyre u përqendrua te nevoja për reagim qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si keqqeverisje, korrupsion dhe lidhje të pushtetit me krimin.

Ndërkohë, Jorida Tabaku e fokusoi thirrjen e saj te bizneset, duke ngritur shqetësimin për barrën e rëndë fiskale dhe klimën e korrupsionit që, sipas saj ka shoqëruar qeverisjen gjatë 12 viteve të fundit.

Edhe Belind Këlliçi zhvilloi takime në Njësinë 9, duke vënë në dukje rritjen e gatishmërisë së qytetarëve për të dalë në protestë. Sipas tij, situata politike dhe sociale ndodhet në një pikë kritike, e nxitur nga skandale dhe pakënaqësi të thella ndaj qeverisë aktuale.

 

 

Po ndodh...

ide