Big Brother VIP Albania 5 thyen çdo rekord! Mbi 2 milionë ndjekës vetëm në natën e parë

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në natën e parë të transmetimit në Top Channel, duke rikonfirmuar edhe një herë se mbetet formati televiziv më i ndjekur dhe më i fuqishëm në tregun mediatik shqiptar.
Sipas të dhënave të publikuara nga kanali zyrtar i Youtube, spektakli ka arritur të grumbullojë mbi 2 milionë ndjekës vetëm gjatë mbrëmjes së hapjes, një shifër rekord që lë pas çdo program tjetër televiziv në Shqipëri. Audienca masive është reflektuar jo vetëm në ekran, por edhe në platformat online dhe rrjetet sociale, ku emisioni ka dominuar absolutisht diskutimin publik.
Produksioni, skenografia moderne, përzgjedhja e banorëve dhe dinamika e spektaklit kanë krijuar një interes të jashtëzakonshëm që në minutat e para, duke e kthyer natën e hapjes në një event kombëtar mediatik. Hashtaget e lidhura me programin janë renditur në krye të klikimeve, ndërsa transmetimi live ka regjistruar shifra të paarritura më parë për një format televiziv shqiptar.
Ky sukses konfirmon jo vetëm fuqinë e markës Big Brother VIP Albania, por edhe transformimin e mënyrës se si publiku shqiptar konsumon televizionin, ku ndërthurja e ekranit tradicional me platformat digjitale po sjell rekorde të reja audiencash.
Me këtë nisje të bujshme, Big Brother VIP Albania 5 pritet të jetë një nga sezonet më të ndjekura dhe më të komentuara në Top Channel, duke “shkatërruar” realisht çdo konkurrencë tjetër në prime time.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

