Erë dhe dallgëzim i lartë detar, parashikimi i motit për këtë të premte

13 Shkurt 2026, 08:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Erë dhe dallgëzim i lartë detar, parashikimi i motit për

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë



Po ndodh...