Erion Alibej rrëfen me detaje: Ja si u organizua dhe u ekzekutua vëllai i Talo Çelës
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar këtë të martë dëshminë e tij në lidhje me dosjen "Plumbi i Artë". Ai ka treguar se si është organizuar dhe më pas finalizuar ekzekutimi i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.”
(Hoxha reagon nga kafazi: “Ku e di ti ku isha unë, o Tomaso Busheta?”)
“Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës donim të gjenim diçka që Bujari e kishte prekur me dorë – një qese, apo diçka tjetër. Doja që në atë objekt të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim te shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë. Diskutuam që, duke qenë njeri i afërt i Talos, dhe sepse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tasos, dhe kushëriri, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar.”
Pas vrasjes së Kapllanit, komunikova sërish me Nuredinin për Bujarin. Ishte një shënjestër e thjeshtë. Të nesërmen, çunat e Fushë-Krujës sollën një makinë “E-Class” për punë, për ekzekutim. Në fillim makina qëndroi te një lokal, te kryqëzimi i Cërrikut. Ndërsa çunat e Fushë-Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.
“Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua, kishim informacion që më parë. Pasi u caktua mëngjesi për ekzekutim te kafja, fillimisht e pritën te shtëpia. Një komshi i afërt i pa çunat me maska dhe për këtë arsye u larguan. Te kafja, në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë-Krujës, më pas ka qëlluar edhe Nuredini.
Pasi ndodhi ekzekutimi, Nuredini më njoftoi: ‘Mbaroi Bujari’. Makina ‘Renault’ u dogj 8 kilometra më larg. Ndërsa çunat e Fushë-Krujës janë kthyer në Fushë-Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha se po shkonin në vendngjarje, sepse ishte vrarë vëllai i Talos.”
“Kam dërguar 60 apo 70 mijë euro në një karburant në Vorë. Nuk mbaj mend nëse aty i morën çunat e Fushë-Krujës apo Nuredini. Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar formularët. Më arrestuan dhe që nga ajo ditë jam këtu.”
Reagimi i Xhuliano Hoxhës në sallë:
“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë në burg kur ndodhi vrasja. Këtu nuk po bëhet gjyq!".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
