Atentatet mafioze në Vlorë dhe Fushë-Krujë u kryen nga i njëjti grup, vrasës me pagesë të mirëtrajnuar

19 Gusht 2022, 10:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentatet mafioze në Vlorë dhe Fushë-Krujë u kryen nga i

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ditës së djeshme në Vlorë ku u vranë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Sipas burimeve nga policia, ka dyshime që grupi i cili ka kryer vrasjen e djeshme të jetë i njëjti i cili kreu dhe ekzekutimin në mbikalimin e Fushë-Krujës, raporton gazetari i Fax News, Eduart Halili.

Bëhet fjalë për vrasës me pagesë të mirëtrajnuar, të cilët veprojnë me të njëjtën mënyrë, ndjekin viktimat, pasi i afrohen paralel, hapin zjarr në lëvizje, dhe pasi makina e viktimave ndalon, atehërë vrasësit ulen nga automjeti i tyre dhe qëllojnë sërish për t’u siguruar që objektivi ka humbur jetën.

Pra këta lloj ekzekutoresh, qëndrojnë për rreth 2 minuta në vendngjarje, derisa përfundojnë misionin, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes për të djegur automjetitn. Grupi i vrasësve me pagesë, dyshohet të jenë nga një qytet i jugut.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi