
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, zbulohen detaje të reja, pista ku po heton policia

Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar.
Kjo gjë, sipas raportimeve, tregon se Nikulaj i druhej ndonjë atentati të mundshëm.
Ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij kur dy autorët u afruan me motor.
Njëri prej tyre, veshur me një leke fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.
Nikulaj njihej si një biznesmen i fuqishëm në atë zonë, sakaq ka kandiduar dhe në zgjedhjet e 2021, nën siglën e PSD.
Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.
Gjithashtu thuhet se në vitin 2010 është ekzekutuar i vëllai i tij.
Policia po heton në disa drejtime edhe atë të gjakmarrjes ku është zbuluar se Nikulaj kishte hasmëri me fisin Palaj.
Rrethat ekzakte të ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që vazhdojnë hetimet.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128