Fileto pule me salmonelë/ Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?!

31 Mars 2025, 21:58 / AKTUALITET ALFA PRESS
Fileto pule me salmonelë/ Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj, për futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë nga kompania AMG Food. 

Ministrja theksoi se biznesi në këtë rast nuk ka bashkëpunuar për gjurmueshmërinë, ndërkohë që është referuar me urgjencë te disa institucione. 

Ndërkohë gazetari kërkoi të dijë se sasinë e pulës me salmonelë që ka përfunduar në treg. 

Enton Abilekaj: Unë mendoj se në ato 51 biznese ku është shpërndarë duhet të njoftonte njerëzit të mos i blejnë.

Anila Denaj: Është bllokuar.

Enton Abilekaj: Sa përqind është shitur?

Anila Denaj: E thashë se do të flasin organet sepse është bllokuar.

Enton Abilekaj: Duhet të kemi hartën se ku ka shkuar, sa janë shitur.

Anila Denaj: E ka një organ tjetër.

Enton Abilekaj: Ju jeni përgjegjës, si flini gjumë kur ndodh kjo?

Anila Denaj: E ka policia, hetimi tatimor, prokuroria.

Enton Abilekaj: Pasi e gjejmë ta bllokojmë, ndërkohë gjysma mund të ketë ikur dhe njerëzit e kanë përdorur.

Anila Denaj: Jo nuk mund të krijojmë panik me këtë. E kanë organet që po e hetojnë, ju nuk e dini.

Enton Abilekaj: Para hetimit është mos konsumimi. Pastaj a do të dënohet njeri është tjetër çështje. A po konsumohet? Sa përqind është shitur? Problemi është përgjegjësia politike është e juaja. Ajo që është urgjente, ku ka shkuar dhe sa është shitur?

Anila Denaj: Ju nuk e vlerësoni faktin që instituioni ka denoncuar në Prokurori sapo është konstatuar? Ju nuk mund të spekuloni rëndësinë që i japim ne shëndetit. Në mometin që biznesni nuk informon për gjurmueshmërinë, a nuk jemi duke ndjekur ligjin kur e referojmë? Përmenda hetimi tatimor, krimi ekonomik, por të thoni ju që gjysma… Gjurmueshmëria bëhet në bazë të një raportimi që ka ligji.

Enton Abilekaj: Të nesërmen ju duhet të dilnit të thoshit sa kilogram është tregtuar. Po pjesa tjetër ka qenë e infektuar? Nga 41 ton, 7 ton ka dalë me salmonelë, pjesën tjetër nuk e dimë, kush e ka ngënë ne nuk e dimë akoma. 

Anila Denaj: Të krijosh panik është papërgjegjshmëri. Ju shpesh, siç po e bëni tani, edhe me portalin tuaj mund të godisni, por me sigurinë ushqimore jo. Përpara se të jeni i emocionuar, duhet të jeni me një kompani që nuk e ka parë gjurmueshmërinë si pjesë të protokollit, biznesni nuk ka dhënë informacion, ne e çojmë në Prokurori, ju thoni jeni të papërgjegjshëm. Po bëjmë gjurmueshmërinë. 

Po ndodh...