Protestat masive/ Mustafa Nano: Rama duhet të mendojë largimin, shqiptarët nuk pranojnë që vendi të drejtohet nga një grusht oligarkësh
Analisti Mustafa Nano ka komentuar protestat e fundit qytetare kundër qeverisë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e madhe në tubime është një sinjal i qartë pakënaqësie ndaj mënyrës se si po qeveriset vendi. Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të reflektojë seriozisht mbi situatën politike dhe të marrë në konsideratë largimin nga drejtimi i vendit.
Nano u shpreh se mijëra qytetarë që kanë dalë në protesta tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë nuk ndihet më e përfaqësuar nga qeveria aktuale. Ai argumentoi se shqiptarët nuk e pranojnë që vendimmarrja dhe zhvillimi i vendit të ndikohen nga interesa të ngushta ekonomike apo nga një grup i vogël biznesmenësh me ndikim.
Sipas analistit, pakënaqësia publike nuk lidhet vetëm me çështje politike, por edhe me perceptimin se pushteti është larguar nga interesat e qytetarëve të zakonshëm. Ai theksoi se kërkesat e protestuesve duhen dëgjuar dhe se institucionet duhet të tregojnë më shumë përgjegjshmëri përballë reagimit qytetar.
Në analizën e tij, Nano vlerësoi se demokracia funksionon vetëm kur qytetarët ndihen të dëgjuar dhe kur pushteti nuk përqendrohet në duart e pak njerëzve. Për këtë arsye, ai e konsideroi të domosdoshëm një reflektim të thellë politik mbi mesazhin që, sipas tij, po japin protestat e fundit në vend.
“Këshilla ime është vetëm një. Këtë këshillë nuk ia jap atij këllirës tjetër, sepse ai këllira është një botë barbare që nuk më përket. Por ky duhet të mendojë ike, të mendojë largimin. Jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti, por një ikje normale, të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe ky pastaj njatjeta. Madje po të dojë të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj le të themi justifikimi, të tipit që “ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua. Unë me mendjen time jam me qindra vite para, ju jeni këtu në vitin 2030”. Mund të na i thotë edhe këto gjëra, por duhet të iki. Duhet të iki sepse shqiptarët nuk janë më të gatshëm të pranojnë faktin që ky duhet ta sundojë këtë vend me një grusht biznesmenësh dhe oligarkësh që takohen me këtë, që flasin me këtë, që shkojnë në zyrë, të vetmit njerëz që kanë akses në zyrën e tij, mëngjes, drekë, darkë. Janë ky grup njerëzish që po sundojnë Shqipërinë. Është zemërimi ndaj këtij fakti, ndaj kësaj situate që ka nxjerrë me mijëra njerëz në sheshet dhe rrugët e Tiranës”, thotë ish ambasadori Mustafa Nano.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128