Lajme flash

Filetot e pulës me salmonelë/ Gazetari: Produkti nuk është zhdoganuar në Durrës, ka kaluar tranzit

28 Mars 2025, 22:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Filetot e pulës me salmonelë/ Gazetari: Produkti nuk është

Gazetari Granit Sokolaj i ftuar në Euronews Albania ka folur rreth skandalit për futjen në Shqipëri, të një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë, e cila vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania AMG FOOD, ose e njohur me emrin tregtar si diMale ka hedhur në treg.

Sokolaj tregoi se doganimi i produktit nuk është bërë në portin e Durrësit, por ka kaluar tranzit, për tu zhdoganuar më pas në doganën e Tiranës. Ai shtoi se shpërndarja e tyre mund të jetë bërë në të gjithë Shqipërinë.

“Kompania në fjalë është një ndër më të mëdhatë e importit të mishit të ngrirë nga jashtë dhe magazinat e saj janë në Tiranë, në autostradën midis Kasharit dhe Tiranës. Produkti nuk është doganuar në Durrës. Që të mos kalonte në Durrës, ka kaluar tranzit për t’u zhdoganuar në doganën e Tiranës.

Më pas atë çfarë nuk e ka bërë AKU-ja në Durrës është që nuk kanë hapur kontenerin, kanë hapur magazinat frigoferike të kompanisë. Pjesa e shpërndarjes mund të jetë në të gjithë Shqipërinë sepse kompanitë e mëdha janë në marrëveshje me rrjetet më të mëdha të marketeve në vend”, tha Granit Sokolaj.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128