Foto/ Goditet me sende të forta roja i spitalit në Sarandë, në kërkim autori

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka goditur me sende të forta 38-vjeçarin Fatri Mullaj, i cili është edhe roja i spitalit në Sarandë,.
Mësohet se 38-vjeçari i cili ka marrë goditje në kokë ndodhet në spital dhe është në gjendje të rende. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për parkimin dhe më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

-
Pas " Prestige Resort" IKMT prish hotel “Kastrati Empire” në Golem
15 Dhjetor, 13:13 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



