Pas " Prestige Resort", Rama prish hotel “Kastrati Empire” në Golem

15 Dhjetor 2022, 13:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas " Prestige Resort", Rama prish hotel “Kastrati Empire”

Një tjetër ndërtesë është vënë në shënjestër të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Golem.

Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin hotel "Kastrati Empire".

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.

Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve.

 

Po ndodh...

ide