FOTO/ Ky është 50-vjeçari që u ekzekutua nga Julian Gjoshi, Dedja menaxher në resortin e Altin Hajrit para disa vitesh

1 Dhjetor 2024, 20:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Ky është 50-vjeçari që u ekzekutua nga Julian
Sigurohet foto e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Ndroq.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit.

Altin Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.

 

Po ndodh...

ide