Aksidentet mbeten ende një shqetësim i madh/ Tremujorshi i fundit me mbi 400 aksidente, më së shumti ndodhën në muajin gusht

1 Dhjetor 2024, 20:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentet mbeten ende një shqetësim i madh/ Tremujorshi i fundit me

Aksidentet rrugore mbeten ende një shqetësim i madh, statistikat flasin për një numër të shumtë të aksidenteve në tremujorshin e fundit Gusht-Shtator-Tetor.

Muaji gusht ka numrin më të lartë të aksidenteve me 173 të tilla, shtatori dhe tetori me nga 142 aksidente.

Si gjithmonë numrin më të lartë e kanë ditët e fundjavës, e premja në darkë dhe e shtuna.

Orari ku janë bërë më shumë aksidente janë në gusht në oraret 19:00-24:00, po ashtu dhe shtatori kurse muaji tetor ka rreth 26% të aksidenteve në oraret 08:00-12:00.

Më poshtë statistikat e aksidenteve në 3 muajt e fundit

Tetor 2024

Në muajin Tetor 2024 numërohen 142 aksidente rrugore, nga të cilët 186 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë periudhës Janar - Tetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,7 për 100 aksidente, nga 15,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 90,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Tetor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 19,7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 8,5 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Shtator 2024

Në muajin Shtator 2024 numërohen 142 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë këtij nëntëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,3 për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 94,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 11,3 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 26,8 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Gusht 2024

Në muajin Gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore, nga të cilët 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë këtij tetëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 8,1 %

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 22,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide