FOTO/ Ky është autori i plagosjes te Komuna e Parisit, zbardhet dinamika e ngjarjes
19 Gusht 2024, 15:51 / AKTUALITET

Të tjera detaje raportohen në lidhje me plagosjen te Komuna e Parisit në Tiranë.
Personi në foto është shtetasi E.G, që është dhe autori i plagosjes.
Policia ka zbardhur edhe dinamikat e krimit. I plagosuri ka qenë duke ecur, kur autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.
Zënka dyshohet se ka qenë për arsye banale. I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe në kofshë.
Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneren autorit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i AMP, Florian Sulejmani. AMP po kryen hetimet për ngjarjen, pasi autori është efektiv policie.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

