Foto-Lajm/ Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përmbyset në mes të rrugës

29 Qershor 2024, 11:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një automjet është përmbysur në mes të rrugës, pasi dyshohet se drejtuesi i kishte humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Mësohet se në automjet po udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...