Foto-Lajm/ Ky është biznesmeni shqiptar që mbeti i vrarë sot në Greqi

15 Dhjetor 2024, 18:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Ky është biznesmeni shqiptar që mbeti i vrarë sot

Zbulohet fotoja e Irakli Davellas i cili humbi jetën pak orë më parë në një atentat në Athinë.

Davella, sipas një dokumenti të Parlamentit grek, ishte pjesë e një grupi ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i E. Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.

Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.

Si pasojë e atentatit mbetur i plagosur edhe një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Edi Lulo.

 

Po ndodh...