FOTO/ U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron organet e zjarrfikësit 34-vjeçar

19 Qershor 2023, 09:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron  organet e zjarrfikësit

Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit Giuseppe Tucci, zjarrfikësit 34-vjeçar i cili u vra pas një përleshjes me shqiptarin Klajdi Mjeshtri në një klub nate në Rimini, pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Ai u përcoll sot për në banesën e  fundit. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia.

Një ditë më parë u kryen edhe homazhe për vdekjen e të riut. Makina e funeralit nga morgu i spitalit Infermi, u drejtua fillimisht në komandën krahinore të zjarrfikësve, më pas në aeroportin Fellini, ku i riu shërbente.

Kolegët vendosën automjetet në sheshin e kazermës dhe mbajtën një minutë heshtje, më pas homazhet me sirena, ndërsa të afërmit qanin.

Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje. Dyshohet se i riu shqiptar e vrau zjarrfikësin italian për xhelozi.

Shqiptari sipas mediave italiane thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

FOTO/ U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron  organet e zjarrfikësit

FOTO/ U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron  organet e zjarrfikësit

 

Po ndodh...

ide