FOTO+ VIDEO/ Ditë pranvere por veriu i vendit mbulohet nga dëbora
Ndonëse jemi në javën e fundit të muajit Mars, dëbora është rikthyer sërish në zonat malore të vendit.
Këtë të Hënë, në Qafë Thore në Theth, në Vermosh e Lepushë të Malesisë së Madhe, ka disa centimetër dëborë.
Prani të dëborës ka edhe në rrugët Bogë- Theth dhe Tamarë- Vermosh ku po punohet për mbajtjen hapur të tyre.

Në Bulqizë reshjet e dendura të shiut të cilët nisën pasditen e djeshme janë shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit.
Reshje ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh si dhe në zonat e thella të njësive Oatren, Trebisht dhe Zerqan duke rrezikuar kështu të mbjellat dhe në frutikulturë.
Ndërkohe reshjet e dëborë kanë sjellë probleme në rrugët që të çon për tek minierat e Martaneshit, Zonën D si dhe Tërnovë, ndërkohë policia i bën thirrje drejtueseve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë!

Në Kukës Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.
-
-
Jorgo Goro del sot para GJKKO
25 Mars, 09:22 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



