Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është Vladimir Gjuta i arrestuar sot në Sauk

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) janë dy personat e arrestuar për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në lidhje me plagosjen e 18-vjeçares në zonën e Saukut.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim Erisjan Gjuta, 22 vjeç, i cili rezulton të jetë i dashuri i të resë. Sipas raportimeve, ai është nip i Vladimir Gjutës.
Vladimir Gjuta nuk është një emër i panjohur për policinë. Më 20 shkurt 2020, ai u arrestua pasi u kap me armë pranë selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, ku në atë kohë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.
Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Gjithashtu, vite më parë ai është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është akuzuar si një nga autorët e vendosjes së një sasie tritoli në farmacinë e babait të ish-ministrit.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128