
Fundjava vjen me fluks në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës, ja sa hyrje-dalje numërohen

3 Gusht 2024, 15:57 / AKTUALITET
Teksa fundjavat kanë rritje të numrit të mjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendi, nisur edhe nga sezoni i verës duket se fluksi ka rinisur sërish në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.
Sipas informacioneve nga gazetarja, Lorena Kodra për datën 2 Gusht, në Kapshticë numërohen 4415 shtetas në hyrje dhe 3031 shtetas në dalje.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës, u numëëruan 6175 shtetas në hyrje dhe 5204 shtetas në dalje.
Ndërkohë që nuk dihet ende se me sa sportele po punohet për të evituar edhe radhën e gjatë, ajo që dihet me siguri është fluksi i shtuar në të dyja pikat kufitare.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128