“Gërdeci”, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu. Mihal Delijorgji “kyç” gojën në gjyq, refuzon të japë dëshminë e tij
27 Mars 2024, 09:55 / AKTUALITET

Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërsa ky i fundit refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur. Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Bumçit nuk nuk ka asnjë njoftim. Gazetarja Lala tha se për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.
Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
