Gjendet pa shenja jete në banesën e tij 50-vjeçari, ja çfarë dyshohet

20 Prill 2025, 22:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet pa shenja jete në banesën e tij 50-vjeçari, ja

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima është vetëvrarë. Trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë.

“Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide