Goditet banda e trafikut të drogës në Mal të Zi, 11 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Autoritetet në Mal të Zi kanë goditur një grup që merrej me trafikun e drogës, dhe kanë arrestuar 11 nga antarët e bandës, mes tyre një shqiptar.
Sipas policisë, banda merrej edhe me trafik armësh, apo porositje vrasjesh. Në aktakuzë thuhet se grupi ka rekrutuar anëtarë të tjerë të organizatës kriminale, duke organizuar transferimin e marijuanës nga Mali i Zi në vendet fqinje dhe më tej në vendet anëtare të BE-së. Sipas prokurorisë kjo organizatë përdorte telefona me aplikacione të enkriptuar për të komunikuar.
Dyshohet gjithashtu se grupi ka kontaktuar me disa persona nga Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina me qëllim trafikun e marijuanës, duke marrë celularë të koduar.
Të arrestuarit, bashkë me shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.
-
-
Verilindja e SHBA-së goditet nga stuhia e borës
8 Janar, 10:29
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


