
Goditet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, në kërkim dy tutoret që shfrytëzonin ukrainaset

Policia e Vlorës ka goditur një “fole” prostitucioni në Vlorë, ku ka shpallur në kërkim një ukrainase, e cila së bashku me një ruse të shpallur në kërkim në një operacion të mëparshëm, shfrytëzonin dy vajza nga Ukraina.
Në kuadër të operacionit të koduar “Missed call” është shpallur në kërkim shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe. Burime zyrtare bëjnë me dije se kjo e fundit dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më 3 Shkurt, shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”.
Apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasja ruse. Dy ukrainaset që ushtronin prostitucionin janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.
-
Përplasen dy automjete në rrugën Cërrik-Gramsh, një i plagosur
7 Shkurt, 15:48 -

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

I ka pjellë me Bashën

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128