Goditi bashkëshorten me sëpatë, arrestohet 70-vjeçari
2 Maj 2023, 15:00 / AKTUALITET

Policia ka arrestuar 70-vjeçarin Qazim Budlla, i cili goditi me sëpatë bashkëshorten e tij një ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat afër Prezës. Bashkëshortja ka marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

