Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 Korrik 2025, 15:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj.

Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.

Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi në ndihmë të gruas.

Autori shqiptar, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë.

48-vjeçari u gjet në pyll nga policia greke, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë efektivët. Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

 

Po ndodh...