Ç’po ndodh mes Jennifer Aniston dhe Jim Curtis?

12 Korrik 2025, 14:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ç’po ndodh mes Jennifer Aniston dhe Jim Curtis?

Aktorja e Serialit ‘Friends’, Jennifer Aniston, është në një romancë të re me hipnoterapistin Jim Curtis.

Çifti u fotografuan teksa shijonin pushimet në një jaht luksoz në Mallorca, teksa nuk e fshehin afrimitetin dhe pasionin mes tyre.

Në një moment duket që Curtis I bën një masazh në shpinë aktores 56 vjecare, ndërsa ajo shfaqet më e relaksuar dhe e qetë se kurrë.  Dyshja shoqëroheshin gjithashtu edhe nga miqtë e tyre Jason Bateman me bashkëshorten  e tij, Amanda Anka.

Vetë aktorja e serialit Friends nuk ka komentuar mbi lidhjen e saj të re me hipnoterapistin, por më herët ka dhënë disa sinjale, që fansat menjëherë e lidhën me profesionin e Jim.

 “Kohët e fundit kam bërë pak hipnozë... është çuditërisht e mirë!”- shkroi ajo në një postim, në muajin prill, duke e lidhur me frikën që kishte nga fluturimet.

Dyshja janë fotografuar edhe më parë teksa ishin në pushime, ndërsa raporti I tyre si miq ka ekzisutar prej vitesh. Dilemat e para për mardhënien e tyre nisën kur  Curtis komentoi një emoji zemër në një video të Aniston, duke ndezur komentet në rrjet.

Aniston ka qenë e martuar me yllin e Hollivudit,  aktorin Brad Pitt nga viti 2000 deri në vitin 2005. Në vitin 2015 ajo nisi një marrëdhënie të re, që e kurorëzoi me martesë me aktorin dhe regjisorin Justin Theroux. Por aktorja nuk gjeti veten dhe ish çifti u ndanë tre vjet më vonë.

Në asnjë prej martesave ylli I kinemasë nuk ka pasur fëmijë, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk ka marrë vendimin për ngrirjen e vezëve në kohën e rinisë.

 

Po ndodh...