Berishës nuk i del e keqja me Dumanin: Ka mbledhur agjentët e BKH që ti çarmatos dhe të mbajnë patllake druri!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) aludoi se kreu në largim i SPAK, Altin Dumani kishte mbledhur agjentët e BKH dhe po i komunikonte urdhrin e Edi Ramës, për të çarmatosur sipas tij agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Berisha: Po të kërkoni të futeni në atë ndërtesë nuk ju lejojnë sepse po zhvillohej një takim i veçantë. Altin Tropolini kishte mbledhur BKH dhe po i lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na tmerruan kryeministrin. E kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxori pas vendimit të GJK.
Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai?! Ai foli dje sepse pas vendimit të GJK mbyllet absolutisht cdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministrin. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, sic nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahiri. Ajo masë që u kishte ngelur në dorë ishte pezullimi. Pasi pariti GJK deri në tjegulla e bllokoi një masë të tillë, një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë. Por unë kam bindjen se qytetarët shqiptarë në 22 dhjetor do mblidhen në tiranë për ti dhënë përgjigjen më të merituar.
-
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK
15 Dhjetor, 10:15
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

