
Hakmarrja mes Nikulajve dhe Lekstakajve “goditi” brenda pak muajsh Lezhën

Kur ende nuk janë mbushur 6 muaj nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, kushëriri i tij u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat.
Entjan Nikulaj u vra te Porta e Ujësjellësit të Lezhës, teksa në vendngjarje u gjetën plot dhjetë gëzhoja, çka do të thotë se, ashtu si në rastin e kushëririt të tij, bëhet fjalë për një atentat të mirë organizuar.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar, ndërsa një ndër pistat kryesore të hetimit është ajo e gjakmarrjes dhe konflikti i vjetër që Nikulajt kanë me fisin Lestakaj.
Më rastin e Ardian Nikulajt tashmë vrasësit janë zbuluar dhe arrestuar, teksa pritet vetëm ekstradimi i portugezit Ruben Saraiv. Ndërkohë, për atentatin e djeshëm dyshohet se në momentin e vrasjes kanë qenë të pranishëm 3 persona, që i bënë pritë 40-vjeçarit dhe e qëlluan me breshëri plumbash.
Gjakmarrja mes dy fiseve ka marrë shumë jetë, teksa kujtojmë se në një rrëfim për “Pasdite në Top Channel” 7 vite më parë, Elton dhe Klodian Lekstakajt kërkonin ndihmë nga autoritetet e drejtësisë shqiptare për vrasjen e familjarëve të tyre. Nga familja e tyre kishin mbetur vetëm 4 meshkuj që nuk vinin në Shqipëri as për gëzime dhe as për mort.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128