"Haram e paçit votën!" Pas deputetëve të opozitës, minatorët protestojnë jashtë ambienteve të Parlamentit

31 Tetor 2024, 10:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Haram e paçit votën!" Pas deputetëve të

Një grup minatorësh ka protestuar jashtë ambienteve të Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve si “Turp” dhe “E paçi haram votën”.

Gjatë kësaj periudhe, brenda Kuvendit po mbahej një seancë plenare, ku u betuan dy deputetët që zëvendësuan Çyrbjan dhe Salianjin.

Në anën tjetër, deputetët e Partisë Demokratike kishin gjithashtu përplasje me Gardën e Republikës, duke e bërë situatën më të tensionuar.

Minatorët  kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Minatorët kanë vendosur të presin një periudhë prej dy javësh për një përgjigje nga autoritetet.

Nëse nuk marrin asnjë reagim brenda këtij afati, ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre.