Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të shpenzimeve dhe investimeve ndër vite

19 Mars 2025, 20:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të

Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin  hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës.

E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Për një tjetër, Fatos Tushen që drejtoi bashkinë e Lushnjës akuza e fshehjes së pasurisë u ngrit mbasi u dënua për tenderat./TCH

 

Po ndodh...