I kërkuar prej 5 vitesh në Gjermani, shqiptari kapet në Itali

Një shtetas shqiptar, i arrestuar në Bari nga policia italiane, ishte në kërkim prej 5 vitesh në Gjermani.
38-vjeçari u arrestua nga efektivët e Skuadrës Fluturuese të Komisariatit të Policisë Bari.
Pas hetimeve, ndaj tij doli një shënim gjurmimi Shengen.
Për të verifikuar aktualitetin e gjurmimit, u kontaktua Shërbimi i Bashkëpunimit Policor dhe konfirmoi se ndaj personit ishte në pritje një urdhër-arresti europian.
Shtetasi shqiptar së bashku me disa bashkëpunëtorë mësohet se kanë kryer 9 vjedhje të ndryshme në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende dhe para me vlerë rreth 140 mijë euro.
Në Gjermani ai do të duhet të dalë në gjyq sepse konsiderohet përgjegjës për krimin e vjedhjes së rëndë.
Pas procedurave formale i arrestuari është dërguar në burgun e Barit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




