
Marrëveshja me Italinë/ Ja sa shqiptarë përfitojnë pensionet

Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do t'i kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues pritet të jenë 1387 persona.
Detajet janë specifikuar në dokumentin e dorëzuar në Senatin Italian, që u firmos edhe nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.
Ligji pritet të jap efektet e para në muajin Qershor, pra gati dy muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë mësohet se një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje, kanë nisur të dorëzojnë aplikimet e para.
Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali.
Dokumenti, nënvizon se para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër pritet të shkojë në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra parashikohet që skemës ti shtohen 1387 persona me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit.
Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002 (ligji Bossi-Fini) që ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.
Numri i përfituesve vjen në rritje, në të njëjtën kohë edhe fondi i vënë në dispozicion, ku në vitin 2032 pritet të arrijë në 270 milionë euro, 23.4 milionë euro më tepër.
Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Senatorët italianë vlerësuan edhe mundin dhe kontributin e shqiptarëve në Itali, integrimin në shoqëri që prej mbërritjes në brigjet e Barit. /CNA

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128