Sfidat e Ligës së Kombeve, mbrojtësi i Belgjikës largohet nga grumbullimi

19 Mars 2025, 19:56 / SPORT ALFA PRESS

Sfidat e Ligës së Kombeve, mbrojtësi i Belgjikës largohet

Belgjika është e detyruar të bëjë pa mbrojtësin Arthur Theate për dy ndeshjet kundër Ukrainës në Nations League.

Kështu bën të ditur faqja zyrtare e Eintracht Frankfurt, që përmes një postimi, sqaron se për shkak të disa problemeve muskulore, qendërmbrojtësi është largua nga grumbullimi i  ‘Djajve të Kuq’ për t’u kthyer në Gjermani, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të nevojshëm.

“Arthur Theate, i cili së fundmi pati probleme muskulore, po kthehet nga kombëtarja belge në Frankfurt për të vazhduar rehabilitimin. I urojmë shërim të shpejtë!”– shkruan Frankfurt.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128