
Ikardi tregon në gjykatë provën për tradhtinë e Uanda Narës edhe me lojtarin e Argjentinës, i zyrtarizohet menjëherë divorci

Mauro Ikardi dhe Uanda Nara janë zyrtarisht të divorcuar. Gjithçka është vendosur nga gjykata e Milanos ku ka bërë kërkesë sulmuesi argjentinas, i cili ka paraqitur kërkesën për divorc duke nxjerrë si provë tradhtinë bashkëshortore të modeles dhe prezantueses argjentinase.
Ikardi kërkonte me çdo kusht divorcin në këtë mënyrë, pasi synon që në gjyqin pasardhës për ndarjen e pasurisë, të mos i kalojë asgjë ish-bashkëshortes së tij pikërisht duke u ndalur të tradhtitë. Dhe me 11 mars, ai është paraqitur në gjykatë me prova me video dhe foto të tradhtisë së Uanda Narës me tre persona të ndryshëm.
Ato me Keita Balde dhe L-Gante ishin bërë të ditura prej kohësh, ndërsa tani ka dalë në skenë edhe një emër i tretë. Është bërë e ditur se Uanda Nara e kishte tradhtuar edhe me Federiko Facio, ish-futbollistin e Argjentinës në vitin 2017. Asokohe, ajo çështje bëri shumë bujë dhe shkaktoi aq shumë telashe në grupin e përfaqësueses së Argjentinës, sa rrjedhojë e saj ishte largimi i Ikardit nga ekipi për Botërorin 2018 e në vijim.
Tani me vendimin e gjykatës në favor të tij, Ikardi ka në dorë një armë të fortë në gjyqin për ndarjen e pasurisë, si dhe për të siguruar të drejtën e rritjes së dy vajzave që ka me prezantuesen argjentinase, të cilat për momentin jetojnë me të ëmën.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128